Një grup xhihadistësh ka sulmuar një shkollë fillore në Filipine, duke marrë disa pengje.

Militantët e ISIS-it sulmuan një qytet në Filipinet jugore dukë shënuar kështu qytetin e tretë në vend që sulmohet nga xhihadistët.

Banda me 300 xhihadiste hyri në qytetin e Pigcawayan dhe sulmoi shkollën e të vegjëlve.

Forcat qeveritare mbërritën pas disa minutash por xhihadistët morën disa pengje nga shkolla, për të pasur përparësi në betejën e armatosur me ta.

Raportohet se të paktën 13 nxënës janë marrë peng.

ISIS-i sulmoi fillimisht Filipinet para 4 javësh dhe që atëherë ka terrorizuar disa qytete dhe  po mban peng mijëra banorë.

Të krishterët po ikin të tmerruar nga militantët e ISIS-it  në qytetin filipinas të Maravit duke veshur xhihabët që u kanë dhënë myslimanët.

1,500 banorë kanë mbetur të bllokuar në qytetin e rrethuar, raporton “The Independent”.

Pothuajse 100 persona kanë ikur në këmbë, ndërsa të tjerët janë arratisur nga lumi.