Avioni që ishte nisur nga Zyrihu i Zvicrës për në Los Angeles kur ka pësuar një problem të rëndë teknik, shkruan “RT”.
Agjensia zvicerane njoftoi se ” motori i majtë i avionit ishte fikur automatikisht”, pas një mesazhi mosfunksionimi. Ekuipazhi i fluturimit vendosi të ulej në aeroportin e kanadez në rajonin Nunavut.
Aeroporti “Iqaluit” ka vetëm një pistë dhe zakonisht merr avionë që mbajnë jo më shumë se 15 pasagjerë. Aeroplani i Zvicrës (Boeing 777-300ER) kishte me shumë se 340 vende dhe raportohet që numri i udhëtarëve të jetë më shumë se 250.
Avioni u ul në mënyrë të sigurt, dhe nuk u raportuan viktima. Një nga vrojtuesit ka filmuar uljen e aeroplanit, pasi lexoi në lidhje me devijimin në mediat sociale.