Ish-superylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Luis Figo, beson se ekipi i Zinedine Zidane do të jetë i suksesshëm edhe pa Cristiano Ronaldon.

Figo ka pasur një trajektore të karrierës të ngjashme sikurse Ronaldo, duke filluar në Sporting, para se të kalonte te Real Madridi në një sagë të zjarrtë transferuese prej Barcelonës.

“Unë mendoj se askush nuk është i pazëvëndësueshëm, jo vetëm Ronaldo”.

“Klubet nuk mund të varen nga individët. Historia e këtyre klubeve është mbi të gjitha. Shumë gjëra duhet të ndodhin që ai të largohet”.

“Është një vendim personal dhe nëse një person dëshiron që diçka të ndodhë atëherë do të ndodhë, por unë shoh pak gjasa që kjo të ndodhë”, u shpreh Figo.

Ronaldo besohet se ka kërkuar largim nga Real Madridi, por sipas të gjitha gjasave këtë tentativë do ta bllokojë presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez.