Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) ka nisur sot procedurën disiplinore kundër Juventusit, pas hetimeve mbi shitjen e Pogba në Manchester United.

Pogba në gushtin e vitit të kaluar nga Juventusi kaloi në Manchester United për 105 milionë euro.

FIFA nuk ka precizuar arsyen e nisjes së procedurave kundër kampionit italian, por besohet se bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të pronësisë së palës së tretë mbi lojtarin.