Dy qendra votimi nuk pranojnë shtyrjen e procesit në qarkun e Fierit, pasi kërkojnë shkresë zyrtare për shtyrjen e votimit.

E ndërsa jashtë qendrës ka ende njerëz që presin të votojnë, komisionerët në orën 19:00 vendosën mbylljen e procesit.

Qendrat që mbyllën procesin në orën 19:00 janë 2994/1 dhe 2994.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Mifol, ku kryetari i Komisionit nga PD, nuk pranon shtyrjen e votimit duke kërkuar që të mbyllet qendra.

KQZ vendosi shtyrjen e votimit deri në orën 20:00, por dy QV e Fierit dhe ajo e Vlorës duam shkresë zyrtare.