Prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Fatime Fetai e cila sot ishte në Gjykatë Penale ku ka paraqitur rastin e prokurorisë për rastin “Shuplakat në Qendër” shkurtimisht vuri në dukje se deri në fund të javës PSP-ja do ketë shpallje se për cilat lëndë do të ngrejë padi, përcjell TetovaSot.

Edhe pse ka ende dy ditë deri në afatin prej 18 muajsh, sipas ligjit, PSP-ja mund të paraqes akuza, Fetai nuk ka dashur të komentojë më tej se deri ku jan hetimet e rasteve tashmë të hapura./TetovaSot/