Janë antistres, kanë magnez, si dhe vitamina të grupit B. Përmirësojnë humorin, sepse janë të pasur me ‘triptofano’ që shton nivelin e seratoninës. Ato stabilizojnë metabolizmin dhe kontrollojnë oreksin, për shkak të përzierjes së proteinave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme, që japin ngopje, pa shkaktuar shtim të sheqerit në gjak.

Ato janë një serum shumë i mirë kundër plakjes, sëmundjeve të zemrës dhe ‘osteoarthritis’, për shkak të pranisë së antioksidantëve dhe fitosterolëve. Fëstëkët, frutat jeshile janë bërë simbol i shtetit të Kalifornisë, sepse vetëm ky lloj ka vetitë e dobishme të certifikuara nga studimet ndërkombëtare. Judy Hirigoyen, nënkryetar marketingu global i kultivuesve amerikanë të fëstëkëve thotë se 50% e prodhimit botëror të frutave të gjelbra amerikane vjen nga tre shtete amerikane, Kaliforni, Arizona dhe New Mexico.
Në kohët e lashta (shënimet e para datojnë që nga viti 7000 p.e.s në Turqi) fëstëkët janë njohur si “drogë medicinale”: ato kanë energji (570 Kcal për 100 gram), 21% proteina (si mishi), vetëm “yndyrna të mira” (‘monounsaturated’ dhe ‘polyunsaturated’), më shumë se 10% fibra dhe më pak se 8% sheqerna të thjeshta, shtesa natyrale dhe minerale (potasium, kalcium, hekur, magnesium, fosfor, mangan) dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave (thiamin, vitaminë B6 dhe folate), si dhe polifenoleve.
Prodhimi
“Viti 2016 ishte një vit i mirë për rritjen e fëstëkëve në SHBA, e cila sjell më shumë se gjysmën e prodhimit global, me një vlerë neto mbi 1 miliard dollarë. Nga këto, 60%, ose rreth 600 milionë dollarë, janë nga eksportet – thotë Hirigoyen – sidomos në Evropë, e cila merr rreth 40 dhe 50% të flukseve të eksporteve. Por në Itali ka një potencial më të madh për zhvillim mbi mesataren. Italianët kanë një shije shumë të rafinuar për fëstëkët, sepse ‘frutat e gjelbra’ kanë qenë gjithmonë pjesë e kulturës së ushqimit italian”.
Konsumi i fëstëkëve amerikane luhatet rreth 1 400 deri në 3 mijë ton në vit në Itali. Që nga viti 2000 sipërfaqet e mbjella me fëstëkë janë dyfishuar dhe sipas ekspertëve, pritet që kjo të ndikojë më shumë edhe te çmimet në tregun botëror