Dëshirat e festës së Fitër Bajramit sot u realizuan për 47 fëmijë, familjet e të cilave janë me gjendje të rëndë ekonomike. Kjo u mundësua nga Kryqi i Kuq i Shkupit në bashkëpunim me Fondacionin Albiz dhe Shoqatën e fëmijëve me nevoja të posaçme “Shpresa”.

“Në mesin e dëshirave që u janë plotësuar fëmijëve kishte: tablet, telefon, biçikletë, veshmbathje dhe shumë gjëra të ndryshme që menduam se fëmijët do të bëhen edhe më të lumtur. Gëzimi në fytyrat e tyre u shpreh jashtëzakonisht mirë nga ana e tyre”, tha Leuntina Shaqiri, vullnetare.

“Sot, gjithsej 47 fëmijë që shënuan dëshirat e tyre para tre javësh.. sot i morën në duart e tyre. Në jemi shumë të lumtur për shkak se vërtet buzëqeshja e fëmijëve është e shumë e rëndësishme për ne, secili meriton të jetë i gëzuar për festë. Posaçërisht jam e lumtur që këto familje me gjendje më të rëndë ekonomike sot arritëm t’ua urojmë festën në një mënyrë tjetër”, deklaroi Suzana Tuneva – Paunovska, Kryqi i Kuq Shkup.

Rreth një muaj rresht, dëshirat e fëmijëve qëndronin të varura në drurin e improvizuar të vendosur në City Moll, ku njerëzit human, biznesmen dhe kompani të ndryshme i morën të njejta dhe plotësuan dëshirat e fëmijëve./alsat-m