Ronaldo ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha evropiane.

Ish-futbollisti më i mirë i botës dhe një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, braziliani Ronaldo ka treguar ekipin e tij të zemrës.

Ndonëse ai është i angazhuar si ambasador i Real Madridit, zemra e tij ende rrahë për Interin, klub me të cilin ka luajtur për pesë sezone.

40-vjeçari shpreson që një ditë të marrë një rol drejtues në klubin zikaltër edhe pse e pranon se njëherë nuk ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.

“Jam i lumtur në Madrid, kam kontratë me presidentin, Florentino Perez, për të qenë ambasador i këtij klubi”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk janë mundësitë që njëherë të marrë një rol drejtues tek Interi, por ky klub do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”, ka theksuar ‘Fenomeni’.