Angel Gort që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur nga një ekip gazetarësh që udhëtonin me helikopter, teksa qëndronte në kulmin e shtëpisë së tij që ndodhet në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Fëmija 11-vjeçar që vuan nga probleme mendore, ishte përleshur me nënën dhe refuzonte të shkonte në një kamp me bashkëmoshatarë, andaj ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit kanë nisur një aksion të menjëhershëm, ndërsa janë ndihmuar nga reporterët e mediumit WSVN, që treguan lokacionin se ku ndodhet ai.

Mësohet se pas disa negociatave, Gort është bindur dhe ka zbritur nga kulmi.

Loading...