FBI-ja ka deklaruar se sulmi me thikë ndaj një oficeri policie në një aeroport në Miçigan,është një akt terrorizmi.
I dyshuari, Amor Ftouhi, thirri fillimisht “Allahu Ekber” (“Zoti është i madh” në gjuhën arabe) para se të qëllonte barbarisht me thikë në shpinë dhe në qafë oficerin, njoftuan zyrtarët e FBI-së.
Togeri Jeff Neville është në një gjendje të qëndrueshme në spital, pas sulmit të rëndë të mërkurën në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Flintit.
50-vjeçari i dyshuar ishte me origjine kanadeze dhe është mbajtur në paraburgim në vendin e ngjarjes, raporton “BBC”.
Videot e kamerave të sigurisë tregonin Ftouhin duke u endur nëpër aeroport me bagazhe në dorë, para se të nxirrte një bixhak 30centrimetra të gjatë dhe të qëllonte barbarisht oficerin.