Prokuroria Speciale ka kohë deri të premten për të ngritur akuzë për rastin “Monstra”, pasi i skadon mandati për ngritjen e aktakuzave. Por, rasti “Monstra” pasnesër do të ketë edhe seancë gjyqësore në të cilën nuk pritet të ketë diçka të re sa i përket provave. Asnjë zë nga Prokuroria Speciale për atë se a kanë prova për këtë rast dhe a do t’ia dorëzojnë gjykatës. Megjithë situatën e ndërlikuar juridike, familjarët nuk humbin shpresë. Bedri Ajdari, Safet Aziri dhe Qezmedin Demiri theksojnë pafajësinë e familjarëve të tyre dhe përfshirjen e politikës në inskenimin e rastit.
“Nuk kemi qasje në përgjime, se a ka dikush që është saktë i implikuar. Ndoshta ka por ne nuk e edime. Ndoshta ka. Edhe sigurisht ka pasi thotë kështu meqë ai nuk është i pavetdijshëm. Zoran Zaevi nuk është njeri i thjeshtë, ai sot është bërë kryeministër. Ai sot duhet tu japë llogari fjalëve të tij. Ato që i ka thanë se janë të pafajshëm. Mua më ka thënë Zoran Zaevi se nuk jam jurist, por e njoh lëndën, e kam lexuar katër herë, e njihte sikurse e njoh unë. Për çdo moment më jipte përgjegjësi. Ai tha se kam ekip të ekspertëve. Gjykatës, prokuror, juristë që kanë konstatuar se këto sipas të gjitha përgjimeve që janë këto janë të pafajshëm. Por rezultati është ky që është. Jemi në pritje. Shpresojmë ende, nuk i kemi humbur shpresat. Por nuk e di e çfarë mund tju themi. Le të na testojë edhe Prokuroria Speciale, dhe ta shohim ku jemi”, rrëfen Ajdari.
Zhgënjim më të madh kanë nga Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, por edhe nga Prokuroria Speciale që ende nuk ka dhënë asnjë provë. Shpresojnë se deri të premten Specialja do të dalë me prova për të cilat janë të sigurtë se ekzistojnë pasi në të kundërtën, do të ishin tejet të zhgënjyer nga pohimet boshe të kryeministrit Zaev, i cili gjatë gjithë fushatës i siguroi publikisht se ekzistojnë prova ose indikacione që çojnë në doras tjerë ose der tek orkestruesit e vërtetë të kësaj vrasje makabre.
“Me pas qenë pak këmbëngulës Ali Ahmeti, sidomos aj, sepse ai fitoi me luftë. Por luftën ai le ta dijë fortë mirë se e ka patur meritën e luftës, dhe e kanë dashur njerëzit, por tani ai ka ra në fund të pusit. Nuk e di a e sheh veten. Nipi jem i ka 6 vjet e diçka, më pyet pse nuk vjen babi në shtëpi. Kur shkojmë në vizitë te burgu, ndami aty. Ne vijmë këndej dhe ai shkon. Ky më pyet, përse babi nuk vjen. Nëse ata munden të më përgjigjen, ose ti japin atij përgjigje, se unë nuk mundesha t’i jap përgjigje. Le ta dijnë me çka janë duke i ushqyer fëmijët e vet. Atëherë kur ishte më i vogël nuk dike asgjë, por tani kur po shkojmë në burg”, rrëfen Aziri.
Këtë javë do ketë seancë edhe Këshilli i Prokurorëve i cili duhet të vendos nëse do t’ia kalojë lëndën Prokurorisë Speciale./Shenja