Kjo video e dhimbshme tregon momentin kur një fëmijë i uritur është shpëtuar nga një shkollë e bombarduar në Mosul të Irakut.

Ai ka mbijetuar për ditë krejt i vetëm.  Ushtarakët irakianë pastrojnë fëmijën 1 vjeçar, nëna e të cilit besohet të jetë vrarë në betejën e vazhdueshme mes ushtrisë së Irakut dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Fëmija duke qarë u zbulua pasi ushtria hyri në qytetin e vjetër dhe tejet të populluar. Në ushtar dëgjohet duke shpjeguar se djali nuk kishte ngrënë për disa ditë dhe se nëna e gjyshi i tij, ishin vrarë në një shkollë në lagjen Bab Sinjar.

Mosuli është i vetmi distrikt nën kontrollin e ISIS, ndërsa ushtria irakiane bën vazhdimisht përpjekje për ta rimarrë. Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak.

Rënia e Shifait nënkupton qytetin e vjetër në gjysmën lindore të Mosulit, i cili tani është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga SHBA. Ato janë vendosur në veri, perëndim, jug dhe lindje, përgjatë lumit.

Beteja për Qytetin e Vjetër po bëhet më vdekjeprurëse në ofensivën tetë muajshe të mbështetur nga SHBA për të kapur Mosulin, kryeqytetin de facto të ISIS në Irak.