Disa portale kane publikuar rezultatet e para nga Exit-Poll, duke cituar kompanine “Gallup”, sipas të dhënave të mbledhura deri në orën 12.00, në rang vendi, për zgjedhjet parlamentare që sot po mbahen në Shqipëri.
Ky Exit-Poll, i cili do t’i japë rezultatet në njërin prej televizioneve shqiptare menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimeve, sipas të dhënave të deritanishme, nxjerr në vend të parë Partinë Socialiste, ndërkohë që tregon një garë të ashpër për vend të dytë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike – shkruan portali albania.com
Sipas këtij Exit-Poll, i cili vlen të theksohet se tregon vetëm projeksionet, PS merr 53 mandate, LSI 43, PD 40, PDIU 3 dhe LIBRA 1 – thekson ky portal.
I pyetur per vertetesine e ketyre informacioneve, nje perfaqesues i Gallup tha për DITA se nuk lejohet publikimi i Exit Poll-eve perpara mbylljes se qendrave te votimit.
Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin tonë, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për Parlamentin e ardhshëm. Në total, garojnë 2666 kandidatë.
Procesi po vëzhgohet nga mbi 5 mijë vëzhgues, përfshirë edhe vëzhguesit afatshkurtër të misioneve diplomatike në vend.