Në qytetin gjerman Wuppertal, janë evakuuar banorët e një ndërtese 11 katëshe, për shkak të frikës nga zjarri.
Ndërtesa është e izoluar me panele të ngjashme me ato të përdorura në “Grenfell Tower” në Londër, e cila u kaplua nga zjarri ku kanë humbur jetën 79 persona, raporton AFP.
Ndërtesa u kontrollua nga njësit e sigurisë, për të parë sigurinë në këtë objekt.