Kosovari Albert Veliu, njëri prej 10 të arrestuarve në aksionin e djeshëm policor mes autoriteteve kosovare dhe atyre të SHBA-së, ishte i punësuar si shofer në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork.

Veliu  (34) me prejardhje nga Klina, me vendbanim në Nju-Jork, së fundi ishte shofer i konsulles Teuta Sahatqiu, kanë treguar burime të Gazetës Express.

Megjithatë, i njëjti ka disa vite që është punëtor i diplomacisë kosovare në SHBA.

Global

Ndryshe, në aksionin e DEA-s amerikane në Nju-Jork, përveç Albert Veliut, u arrestuan edhe tre kosovarë të tjerë: Xhevat Gocaj (50), Agim Rugova (45) dhe Ekrem Sejdija (40). Ndërkohë se në bashkëveprim me autoritetet amerikane, Polica e Kosovës arrestoi të enjten në Klinë edhe katër kosovarë të tjerë të dyshuar në të njëjtin rast.

Ndryshe, Albert Veliu, bashkë me tre kosovarët tjerë dhe gjashtë amerikanët e arrestuar në SHBA, dyshohen se janë të përfshirë në tregtinë e jashtëligjshme të armëve dhe pastrim të parave të cilat i kishin fituar me drogë.

T mobile In article [4]

Veliu akuzohet për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe, njëkohësisht ai dyshohet se bashkë me një anëtar të “Cosa Nostra” shpërlau rreth 800 mijë dollarë amerikanë