Trupa ushtarake turke dhe ruse do të dërgohen në rajonin verior të Sirisë, Idlib – si pjesë e marrëveshjes për shmangie të konflikteve, e cila u ndërmjetësua nga Rusia muajin e kaluar – citohet të ketë thënë zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.

Ibrahim Kalin është cituar nga televizioni Haberturk të ketë thënë se zonat për shmangien e konflikteve, për të cilat u arrit marrëveshje mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të diskutohen edhe më tej gjatë bisedimeve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, në fillim të korrikut, transmeton Express.

“Mbase ne do të jemi më të rëndësishmit në rajon me rusët; kryesisht me rusët dhe iranianët përreth Damaskut, dhe është duke u punuar drejt një mekanizmit që përfshinë amerikanët dhe Jordaninë në jug të rajonit Deraa,” ka thënë Kalin.

Sipas tij, Rusia ka propozuar që edhe forcat e Kazakistanit dhe Kirgistanit të dërgohet në Siri, gjithashtu.