Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se energjia në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jetë arsye për konflikt, por një aset i veçantë për paqe, dhe se “projekti i Rrjedhës Turke është shembulli më i mirë aktual dhe simbol i asaj ku bazohet politika e jashtme të Republikës së Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili vizitoi sot anijen për vendosjen e tubacioneve Pioneering Spirit në qytetin rus të Anapa, ku nisi ndërtimi tubacionit detar në kuadër të Gazsjellësit “Rrjedha Turke”. Erdogan në bisedë me homologun e tij, dha komentet mbi këtë projekt.

Ai theksoi se projektet e tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve, dhe se për këtë arsye ato kanë vend të veçantë. Erdogan tha se për projektin e Rrjedhës Turke është duke u dhënë përpjekje e madhe.

T mobile In article [4] Laor

“Rusia, me burimet e pasura të gazit dhe një infrastrukturë shumë të fortë, është një aktor shumë i rëndësishëm i energjisë në rajon. Në të njëjtën kohë, Federata Ruse në fushën e sektorit të energjisë është partneri i yni i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Ne jemi të vendosur për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet tona,” tha Erdoğan.

Ai shtoi se në sajë të projektit të Gazsjellësit “Rrjedha Turke” gazi rus në Turqi do të sillet në treg veçmas nga sistemi i transportit në vendet e tjera.

“Ky projekt ka rëndësi historike. Ky është rezultat i një pune gjithëpërfshirëse. Është një hap në kuadër të të cilit do të kryhen shpime në një thellësi prej 2.200 metrash. Ky është hapi i parë i tillë në botë dhe për këtë shkak është i rëndësishëm, tha Presidenti turk Erdoğan.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi në mes të vendit të tij dhe Turqisë  është në nivel shumë të lartë, dhe se Rusia së bashku me Turqinë realizojnë projekte shumë të rëndësishme.

“Shtatë muaj më parë në mes të qeverive të vendeve tona u nënshkrua marrëveshja për Rrjedhën Turke. Brenda pak muajve ne filluam me ndërtimin e projektit. Kjo është arritur falë mbështetjes suaj, për të cilën unë jam shumë mirënjohës”, tha Putin.

Ai theksoi se vitin e ardhshëm do të përfundojë pjesa e parë e projektit, ndërsa në vitin 2019 do të përfundojë dhe pjesa tjetër.

Presidenti Putin në fillim të shkurtit të këtij viti miratoi marrëveshjen me Turqinë në lidhje me projektin e ndërtimit të tubacionit të Gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

“Rrjedha Turke”, për të cilën presidenti rus Putin zbuloi në vitin 2014 gjatë vizitës në Turqi, duhet të transportojë gaz nga Rusia përmes Detin të Zi në rajonin turk të Trakës.

Projekti parasheh ndërtimin e dy linjave me kapacitet prej nga 15.75 miliardë metra kub në vit, njëra prej të cilave do të sjellë gaz në Turqi, kurse tjetra në Evropë./AA/