Nëse keni mundësi për ta rritur mjekrën, shpesh do ta gjeni vetën duke kaluar nëpër faza të mbajtjes dhe heqjes së saj.

Por, ka njerëz të atillë të cilëve nuk iu rritet mjekra fare – edhe pasi të kanë kaluar në moshën e pjekurisë pas adoleshencës.

Për të famshmit është pak më ndryshe. Kjo për shkak se ata fotografohen çdo javë, dhe ndryshimet e tyre janë normale për njerëzit në Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

Por, Eminem, si një reper që nuk ka pasur kurrë mjekër përgjatë gjithë historisë së tij, është pak e çuditshme ta shohësh me mjekër.

Duket se viti 2017 është bërë edhe më i çuditshëm, pasi Eminem tani ka mjekër. Natën e kaluar ai ishte në premierën e serive të reja të HBO bashkë me Dr. Dre, i cili është subjekt i dokumentarit.

Njerëzit u befasuan në rrjete sociale.