Presim të eci vetëm në rrugën drejt suksesit, pa bërë hapa prapa në karrierë. Por, ja që vitet më të shumta në industrinë muzikore për Elvanën, kanë qenë në Shqipëri dhe lidhja me kolegët e personazhe publikë nuk mund të shbëhet lehtë.

Këngëtarja ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke postuar një foto të cilën e kemi parë disamuaj më parë. Për të gjithë ju, që mbani shpresat se po flasim për diçka në lidhje me Florin, na vjen keq t’ju zhgënjejmë: të dy mbeten ende një rast i pazgjidhur.

Elvana i është referuar këtë herë një prej bashkëpunëtorëve të saj lidhur me pamjen e jashtme, dhe jo vetëm, pikërisht Valdrin Sahitit. E paraqitur me një kostum e kapele me të po të njejtën dizenjo, Elvana shkruan poshtë fotos së publikuar “Valdrin Sahiti be like: Tan jetën monokrom!”. Nuk e dimë se ç’kuptim ka për dy miqtë kjo shprehje, por një gjë është e sigurt – Elvana nuk harron aq shpejt saç duket.

 

Global

Comments are closed.