Sot në kabinetin tim prita drejtorin e Teatrit Shqipëtar, z. Adem Karaga me të cilin biseduam rreth përfundimit të projektit të objektit të Teatrit Shqiptar në Shkup.
Diskutuam rreth financimit të projektit respektivisht mjeteve financiare për projektin, me çka e sigurova drejtorin Karaga që do të bëjmë përpjekje maksimale që ky projekt të realizohet në afat sa më të shkurt, pasi është projekt jetik dhe qenësor për Kulturën Shqiptare.
Këtu kemi para sysh edhe faktin që aktorët e Teatrit Shqiptar aktualisht ballafaqohen me problem të shumta si pasojë e mungesë së objektit, prandaj, kjo na obligon që të angazhohemi maksimalisht për të përfunduar një ditë e më parë këtë projekt.