Qeveria dha dritë jeshile që serbi Aleksandar Obradoviq të bëhet shtetas i Maqedonisë. Kjo informatë i përforcoi dyshimet se ish drejtori i Elektro-ekonomisë Serbe përgatitet për postin e drejtorit në ELEM. Nga qeveria thonë se ende nuk është biseduar kush do të emërohet në krye të kompanisë më të madhe shtetërore në Maqedoni. Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev konfirmon se nuk ka informatë nëse ish drejtori i Elektro- ekonomisë Serbe është në lojë për pozitën e drejtorit në kompaninë shtetërore ELEM.

Unë nuk kam informacion të tillë. Mendoj se kjo informatë është nga gazetarët, kjo nuk ka ardhur nga qeveria. Kur t’i vijë radha politikës kadrovike të qeverisë, atëherë do të flasim. Tani s’mund të them asgjë – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Përse z- Obradoviq merr pasaportë me procedurë të përshpejtuar? Mos vallë ai ka lidhje me këtë?

Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje. Thjesht këto janë çështje kadrovike, që për momentin nuk janë kompetencë e imja. Faleminderit – tha Koço Angjushev – zv/kryeministër për çështje evropiane.

Obradoviq, kohë më parë kishte kërkuar nënshtetësi të Maqedonisë sipas Nenit 11 të Ligjit për nënshtetësi. Ky Nen ka të bëjë me raste kur personi bëhet shtetas i nëse kjo përbën interes të posaçëm nacional në shkencë, ekonomi, kulturë, sport, ose ndonjë fushë tjetër. Sipas informatave nga Serbia, udhëheqja katër vjeçare e Obradoviqit me “Elektro-ekonominë e Serbisë”, është shoqëruar me shumë afera. Mediat Serbe shkruajnë për tenderë të dyshimtë, shpenzime të paarsyeshme si dhe punësimin e yjeve televizive. Në vitin 2016 në emër të kompanisë ai bleu dy automobila luksoz Audi, pas çka kryeministri i atëhershëm Vuçiq, kuadër partiak i të cilit ishte edhe Obradoviq, vendosi ta pushojë nga posti./alsat-m

T mobile In article [4]

Global