Tronditet sërish Vlora. Një 40-vjeçar është ekzekutuar mbrëmë në qytetin bregdetar të Shqipërisë rreth orës 22:50, në lagjen Partizani të qytetit.Sipas policisë, viktima është Fatjon Sinani, i cili u qëllua me 3 plumba nga dy persona. Vrasja ka ndodhur në sy të bashkëshortes së tij në momentin që po ecnin në rrugë.
Sipas të dhënave, 40-vjeçari jetonte me qira në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen. Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu. Policia sqaron se viktima nuk kishte precedentë penalë. Një nga pistat e mundshme ku po heton policia është hasmëria, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera. Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës.
Ndërkohë, njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar në polici. Sakaq, policia është vënë ndjekje të autorit të dytë, i cili mundi të largohej nga vendngjarja menjëherë pas krimit.