OH “El Hilal” dje për të shtatën herë dërgoi në ekskursion në Turqi jetimë nga Shkupi. Ky organizim bëhet në bashkëpunim me degën e “El Hilal”-it në Çair dhe janë përfshirë gjithsej 45 jetimë nga komunat dhe lagjet e Shkupit, të cilët janë të evidentuar në listat e “El Hilal”-it.
Kësaj radhe fëmijët do të qëndrojnë një javë në Bursa dhe një javë në Stamboll, me ç’rast do të njihen me bukuritë turistike dhe kulturore të të dy qyteteve të njohura historike.
Këtë projekt e mbështet Qyteti i Bursës, me të cilin “El Hilal”-i ka një partneritet në shumë sfera të humanitetit.
Bashkë me këta fëmijë, në Turqi kanë udhëtuar edhe pesë aktivistë, gjegjësisht edukatorë nga dega e “El Hilal”-it në Çair.