Ekipi i ekspertëve i kryesuar nga Rajnhard Pribe prej 17 deri më 21 korrik sërish do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë si vazhdim i takimeve që i pati këto ditë në Shkup, kumtoi sot Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup.

“Në pajtim me paralajmërimet e fundit të eurokomisarit Han se ai do të dërgojë ekspertë për qeverisjen e së drejtës sërish në Shkup që të bëjnë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe ta këshillojnë Qeverinë e re për më shumë çështje të theksuara nga sfera e qeverisjes së të drejtës, misioni i parë i këtij ekipi, lider i të cilit është Rajhard Pribe, ishte më 27 qershor”, theksohet në kumtesë.

Pribe u takua me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe gjyqësisë.

“Pas kësaj do të vijojë vizitë e punës e tërë ekipit të financuar nga TAIEX nga 17 deri më 21 korrik”, kumtoi BE-ja.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani pasdite deklaroi se Pribe do t’ua kumtojë idenë e tij përfaqësuesve qeveritarë pasi ekipi i tij i ekspertëve gjatë korrikut do të bëjë analizë për atë që deri tani është realizuar.

T mobile In article [4]
“Ne u pajtuam që para fundit të misionit të mund të takohemi me të, që personalisht nga ai të dëgjojmë cila është ideja e tij”, tha zëvendëskryeministri.

Sipas Osmanit, eksperti i angazhuar nga BE-ja, është bërë sinonim për reformat në shtet dhe ideja është e shkëlqyeshme që ai të ndihmojë sepse ka vazhdimësi të caktuar dhe vjen me ekspertët e njëjtë. Ekipi i Pribes, duhet të bëjë mesatare dhe analizë sepse, siç tha Osmani, tani ka kontekst të ri politik dhe çështje që tani më janë theksuar.

Në këtë takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Pribe e ka riafirmuar gatishmërinë e ekipit të ekspertëve që t’i ndihmojë Maqedonisë për tejkalimin e mangësive të theksuara në disa sfera të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e së drejtës, lirinë e mediave dhe pavarësinë e trupave rregullatore. Pribe e theksoi nevojën nga angazhimi i përforcuar dhe mobilizimi i institucioneve relevante në vend për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti dhe Prioritetet urgjente reformuese.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Osmani pasdite pati takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtroisë për fqinjësi dhe rekomandime për zgjerim të KE-së, Xhenoveva Ruiz Kallavera.

Ndërkaq, dje në Shkup qëndroi edhe eurokomisari Johanes Han.

Global