Kabineti i presidentit të Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj shtesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit televiziv shtetëror, kabineti i presidentit egjiptian lëshoi dekret për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm.

Megjithatë nevojitet që këtë vendim presidencial formalisht ta konfirmojë edhe Parlamenti. Presidenti Sisi në muajin prill shpalli gjendje të jashtëzakonshme tremujore.

Ky vendim vijoi pasi u kryen dy sulme me bombë ndaj kishave në veri të vendit, ku si pasojë humbën jetën 45 persona. Përgjegjësinë për sulmet e mori organizata terroriste DEASH.