Ish- deputeti i PD-së, Eduard Selami i njohur si një ndër kritikët më të mëdhej të kreut të PD-së, sapo i ka hapur ”luftë” Bashës, duke shpallur kandidaturën për kryetar partie.

Selami me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, transemton Klan Kosova.

”Demokrate te nderuar, me ndjenje përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer se bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!” përfundon Selami.

Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen në Korrik, ndërkohë Basha dje në një deklaratë për mediat nuk dha dorëheqje nga kreu posti i tij prej të parit të këtij subjekti, por deklaroi se do të ngrijë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

”Ngrij të gjitha funksionet e mia në PD dhe ia delegoj dy nënkryetarëve. Me këtë i hap rrugë nisjes së garës për kryetar brenda Partisë Demokratike. Gjeja më e lehtë për mua do ishte të largohesha. Por e di se ça ka ndodhur. Jam i vendosur të mbajë përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar për ta dhe me ta” shprehet Basha, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.