Flutura Xhameta e cila këtë të dielë kurorëzon dashurinë e saj ka zgjedhur që para se të shkojë në shtëpinë e bashkëshortit të ushtrojë të drejtën për të votuar.

E shoqëruar nga vëllai Flutura e veshur me fustanin e bardhë ka kryer procesin e votimit në njësinë numër 6, të Tiranës, në qendrën e votimit ku 4 vite më parë ka qenë komisionere.

Një ditë më parë Flutura Xhameta ka festuar edhe ditëlindjen e saj të 30 ndërsa pas votimit do të vijojë me ceremoninë martesore.