Ed Sheeran ka zbuluar se ka punuar për albumin e tij të katërt prej gjashtë vitesh, duke filluar të shkuajë këngë pas debutimit të tij “Plus”.

Duke folur për  “The Sun”, 26-vjeçari zbuloi se ka “6 apo 7” këngë për albumin e ri duke shkruar një këngë në vit që nga 2011.

Ai e pranon se është duke marë një tjetër drejtim me këtë regjistrim, pasi ka shijuar suksesin e “Shape of You”, duke thënë se albumi i ri do të jetë “shumë, shumë akustik”.

“Kam punuar për të në të njëjtën kohë me Plus. Çdo vit kam shkruar një këngë që do jetë aty. Kështu që kam, 6 apo 7 momente. Nuk është domosdoshmërisht eksperimental por nuk mendoj se do të ketë këngë të nxehta në radio këtë herë. Është një regjitrim akustik, shumë akustik. Është brenda kësaj vale”, thotë Sheeran.

Comments are closed.