Thashethemet kanë qarkulluar me ditë të tëra se Brad Pitt është në lidhje me Sienna Miller dhe modelen Elle Macpherson, por asnjëra nga këto nuk është e vërtetë.
Brad ishte ne festivalin “Glastonbury” gjatë fundjavës për të prezantuar një shfaqje të filmit “Okia”, të cilin ai e prodhoi.
Sienna ishte gjithashtu në festival dhe ata ishin me grupe që përfshinin edhe mikun e tyre të përbashkët Bradley Cooper.
“Ata dukeshin se janë miq”, tha një burim për Us Weekly. “Nuk ka asgjë që po ndodh mes tyre”.
Burimi gjithashtu tha se thashethemet në lidhje me Brad që përfshihen me Elle janë “absolutisht të pavërteta”.
Pas ndarjes së tij nga Angelina Jolie vitin e kaluar, Brad është përqendruar në punë dhe fëmijët e tij.