Nëse e shikojnë nga larg atë e ngatërrojnë lehtësisht me një fëmijë, pavarësisht se është 50 vjeç.
Indiani Basori Lal vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila e ka penguar rritjen e trupit të tij që në moshën 5-vjeçare.

Ai është vetëm 73 centimetra i gjatë, aq sa një fëmijë i moshës 5-7 vjeçare. Në fshatin e tij ai është shumë i famshëm, por jo gjithnjë trupi i tij i ka sjellë favorizime. Kur ka qenë i ri ai ngacmohej nga bashkëmoshatarët e tij, ndërsa tani ai cilësohet si një “hero” nga familja e tij krenare.

Global

Comments are closed.