Zgjedhjet parlamentare kanë sjellë mjaft surpriza. Klajdi Vrapi i cili mbushi 18 vjeç pikërisht në këtë ditë, përvec emocioneve që sjell votimi për herë të parë pati dhe një surprizë prej familjarëve dhe miqve të tij.
Menjëherë pas votimit në qendrën 1827 të vendosur në shkollën ‘Petro Nini’ në komision për të është hapur një shishe shampanjë por edhe torta nuk mund të mungonte.
Gazetarja: Si ishte eksperienca e parë?
Vrapi: Një eksperiencë shumë e bukur, mbusha 18 vjeç dhe votova për herë të parë. Ishte një emocion i paparë. I bëj thirrje të gjithë të rinjve, kanë mbetur dhe pak orë për të votuar.
Gazetarja: A pati ndonjë dridhje gjunjësh?
Vrapi: Normal. Nuk pritej gjithë kjo surprizë e madhe.
Në këto zgjedhje janë rreth 136 mijë të rinj, të cilët votojnë për herë të parë.