Oficerët e policisë në provincën Yunan të Kinës kanë gjetur një gjarpër “Kobra Mbret” në motorrin e një furgoni.
Videoja dramatike e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur ata nxjerrin nga motorri gjarprin rreth 3 metra të gjatë.
Sipas mediave kineze, shoferi i furgonit e pikasi fillimisht gjarprin në garazhin e tij dhe telefonoi policinë për ndihmë. Por, kur u kthye, Kobra nuk ishte më aty, ndërsa ai dyshoi se duhej të ishte zvarritur brenda motorrit të furgoit.
Pasi u nxorr nga oficerët e policisë, gjarpri është lëshuar sërish në natyre.