Julio Senn, avokati i Ronaldos, ka bërë të ditur se hetimet kanë përfunduar dhe se shumë shpejt presin të zgjidhet situata e Ronaldos.

Julio Senn, avokati i cili drejton procesin e inspektimit tatimor të Cristiano Ronaldos, ka folur për situatën e futbollistit portugez.

Senn ka thotë se e respektojnë vendimin për inspektim për evazion fiskal, teksa bëri të ditur se inspektimi ka përfunduar dhe se tani duhet të presin derisa të kompletohet i tërë procesi.

Avokati foli edhe për sjelljen e Cristianos gjatë këtij procesi dhe beson se lojtari “ka bërë mirë”, si dhe e kupton se “përse Ronaldo është i mërzitur”.

Derisa sa i përket arritjes së marrëveshjes mes lojtarit dhe autoriteteve tatimore, ku u raportua se Ronaldo do të paguajë 14/7 milionë eurot që pretendohet se fshehu, Senn tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje, duke e quajtur këtë gjë të rregullt.

Besohet se portugezi ka pranuar të paguajë gjithçka përpara se të dalë para trupës gjyqësore me 31 korrik, kur edhe duhet të dëshmojë ndaj akuzave për evazion fiskal.

Global