Gjarpërinjtë janë krijesa të frikshme dhe shumica prej tyre konsiderohen vdekjeprurës.

Por, këta dy vëllezër të vegjël duket se nuk frikësohen nga ata.

Ata e kapën një gjarpër të madh në rrugë përderisa ishin duke shkuar për peshkim, transmeton Gazeta Express.

Gjarpri i madh u kap në Kamboxhia më 18 qershor, dhe videoja në YouTube ka marrë më shumë se 6 milionë shikime prej se është postuar.