Rrethanat tragjike të zjarrit të javës së kaluar në Grenfell Towr në Londrën Jugore ishin parashikuar në një episode të serial “l House of Cards.”
Drama politike e BBC, që filloi më 1990 dhe u transmetua si trilogji serish deri më 1995, ndoqi punët makiaveliane të politikanit nga Partia Konservative, Francis Urquhart.
Bazuar në romanin nga Michael Dobbs, një ish shef stafi i Partisë Konservative, kjo dramë inspiroi që shërbimi Netflix ta riprodhoje këtë serial më 2013 duke e transferuar aksionin në Shtëpinë e Bardhë.
Në seritë e dyta më 1993, Ta L Urquhart, tani kryeministër, krijon zemërim kur ballafaqohet me një zjarr dhe kolapsin e mëpasshëm të Corbusier House, një ndërtese të neglizhuar në brendi të qytetit të Londrës.
Armiku i Urquhart nuk është lider i Partisë Laburiste, por Mbreti i ri, i angazhuar politikisht, që është i vendosur që të shfaqet në vendin e fatkeqësisë që “t’i ngushëllojë njerëzit”, sepse Kryeministri mbetet indiferent dhe i tërhequr.
Fjalët e njërit prej këshilltarëve të mbretit tingëllojnë të ngjashme me ato te tragjedisë në Grenfell Tower, ku arkitektët dhe banorët kishin paralajmëruar se “një fatkeqësi pritej të ndodhte” .
Personazhi thotë që tragjedia “nuk ishte e rëndomtë, jo aq e pashpjegueshme. Këta njerëz janë lënë që të qelben, sepse jane njerëz që nuk mund t’i përballonin banesat e këshillit, njerëz që nuk mund ta përballonin pagesën e faturave të gazit. Corbusier House ishte një katastrofë që po priste të ndodhte, ashtu si zjarri i madh ne Kullen Grenfell.