Kanë nisur hetimet në lidhje me efektivin e policisë që denoncoi ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Bëhet fjalë për inspektorin Dedë Kodra me detyrë ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet ndaj policit, ndërsa ka nisur dhe procedura për lirimin e tij të menjëhershëm.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka filluar procedurat për policin e Shkodrës, thanë për SYRI.net burimet policore.

Sipas policisë janë referuar në prokurori materialet për të, ndërsa kanë nisur procedurat për lirimin e menjëhershëm të tij.