Një person thuhet të jetë mbytur tek ura e shenjtë.

Shoqata humanitare “Diaspora” ndodhet në vendin e ngjarjes ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe klubin e zhytjes “Prishtina” po tentojnë të gjejnë trupin e tij.

Kjo shoqatë në Facebook ka treguar se ka vdekur një person.

” Shoqata Humanitare Diaspora ne bashkëpunim me Klubin e Zhytjes Prishtina po shkojmë te ura e shenjte për kërkimin e një te mbyturi ( Lajm i prekshem )”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur para më shumë se një ore ku i dyshuari është hedhura nga lartësia e kësaj ure, pa i ditur motivet.