Zonja e Parë dhe Presidenti i SHBA-së, Melania dhe Donald Trump të shoqëruar nga drejtues të tjerë të administratës pritën anëtarët e Kongresit dhe familjarët e miqtë e tyre në piknikun vjetor në Shtëpinë e Bardhë. Ata folën shkurtimisht dhe bënë fotografi e u përshëndetën me pjesëmarrës në Kopshtin Jugor.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe aktivistët e njohur shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj që merrnin pjesë bashkë me kongresistin Eliot Engel dhe bashkëshorten e tij Patricia Ennis.

Harry Bajraktari është themeluesi i gazetës “Illyria” dhe një nga figurat kryesore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Bashkëshortja e tij Lisa Milicaj është gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në pushtetin lokal në New York.

Global

Pikniku i Kongresit, që bashkon ligjvënësit nga të dy partitë politike amerikane ishte edhe më emocional këtë vit për shkak të një sulmi me armë kundër disa kolegëve të tyre republikanë.

Lisa Milicaj e cila njihet si mbështetëse e Presidentit Trump qysh nga fillimi i fushatës së tij elektorale doli në disa fotografi me të dhe zv-Presidentin Mike Pence, që gjithashtu merrte pjesë bashkë me bashkëshorten.

T mobile In article [4]

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harri Bajraktari është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Nishani me titullin : “Nderi i Kombit” ndërsa Lisa Milicaj është nderuar me Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut.

Pikniku i këtij viti përfshiu edhe një garë të vogël me varka me vela në shatërvanin e Kopshtit Jugor të Shtëpisë së Bardhë, si dhe një karusel.
Në sfond, luante Orkestra e plotë e Forcave Detare të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. (Beqir Sina/Ruben Avxhiu)