Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Austrisë në Republikën e Maqedonisë Renate Kobler.

Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm  dhe mbështetjen që Maqedonia e ka nga Austria në proceset eurointegruese dhe në arritjen e  synimeve të përbashkëta  në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ministri Duraku theksoi qëllimin që bashkëpunimi në periudhën e ardhshme me vendet anëtare të BE-së maksimalisht të intensifikohet .

Republika e Austrisë përmes  Ambasadës austriake dhe Agencisë austriake  për zhvillim shumë vite ishte pjesë e realizimit të suksesshëm të projekteve të shumta  për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sidomos në pjesën e furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, përforcimin e kapaciteteve administrative të ndërmarrjeve publike që menaxhojnë me resurset ujore, ndryshimet klimatike, por  edhe në tuining projektet   për cilësinë e ajrit.

Në fund të takimit, Duraku dhe Kobler shprehën gatishmëri që bashkëpunimi i mirë në arritjen e standardeve evropiane në sfera të ndryshme të mjedisit jetësor edhe më shumë të thellohet dhe intensifikohet.