Një takim i zhvilluar sot me banorët në Bërxullë, i thirru nga kryetari i bashkisë së Vorës, i cili i përket subjektit politik të PD-së, ka përfunduar me një shtetas të plagosur me thikë, i cili mësohet se është një militant dhe përfaqësues i LSI-së.

Takimi elektoral mësohet se është zhvilluar pa dijeninë e policisë, ku nga një sherr verbal ngjarja ka degraduar në dhunë fizike e plagosje me thikë të militantit të LSI-së, i cili edhe ai së bashku me dy shtetas të tjerë janë marrë në polici për sqarimin e sherrit mes tyre.

Ngjarja

Burime për “Gazeta Express” pohuan se ka qenë pikërisht drejtori i  zjarrfikëses së Vorës, Naim Picari autori i plagosjes së thikë ndaj shtetasit, Ali Sula. Picari mësohet se ka qenë gjatë orarit zyrtar të punës në momentin, kur në sherr e sipër me shtetasin Sula ka rrëmbyer thikën dhe e ka plagosur kete te fundit. Nderkohe qe se bashku me nje shtetas tjeter, te tre personat qe jane perfshire ne debat dhe dhune fizike jane shoqeruar ne polici.

Njoftimi zyrtar

Specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Ali Sula, 40 vjeç, banues në Bërxull, Tiranë; Naim Picari, 42 vjeç, banues në Marqinet, Tiranë si dhe Xheferr Sefa, 54 vjeç, banues në Bërxull, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qendër Bërxull, përball lokalit të shtetasit G.Gj., ambient i kthyer në zyrë elektorale për një subjekt politik, shtetasit e sipër përmendur, janë konfliktuar me njëri tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse shtetasi Ali Sula, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 325, 328, 238/a, 274 dhe 89 të Kodit Penal.

Global