Borussia Dortmund nuk është ne negociata me Barcelonën për transferimin e Ousmane Dembele, thotë drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.
Dembele ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021, i cili iu bashkua klubit gjerman në Rennes verën e kaluar.
Dembele, i cili me ngulm po kërkohet nga Barcelona, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 12 asistime në debutim në Bundesliga.
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka mohuar se klubi gjerman është në negociata me Barcelonën për talentin francez, duke e bërë të qartë se ai do të vazhdojë të luajë në Bundesliga edhe sezonin a ardhshëm.
“Ousmane Dembele ka kontratë afatgjate dhe është në planet tona. Dembele do të luajë në Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Funke-Mediengrupp