Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka vendosur që në Bundestagun gjerman të votohet ndoshta brenda kësaj  jave për martesën e homoseksualëve dhe të lesbikeve.

Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve. Po kancelarja Merkel ishte kundër kësaj. Në vitin 2013 ajo qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.

Sipas DW, martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve pritet të bëhen së shpejti e lejueshme në Gjermani, sepse të Gjelbrit kanë qenë dakord me këtë që në vitin 2005, SPD-ja dhe e Majta u shprehën pro në vitin 2011 dhe FDP-ja në vitin 2012.

Pavarësisht motiveve të kancelares Merkel që e bën këtë hap për arsye se do të ruaj pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar dhe ky është një lajm i mirë për ta, raportojnë mediat nga Berlini.

Në Gjermani nuk ishte lejuar martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve, por vetëm regjistrimi si partnerë me të drejta të barabarta si një çift i martuar.

T mobile In article [4]

Kancelarja  gjermane Angela Merkel si dhe partitë konservatore gjermane CDU dhe CSU kanë qenë kundër martesës për homoseksualët dhe lezbiket dhe ishte shprehur se për këtë do të diskutohej pas zgjedhjeve parlamentare

Global