Nikolla Gruevski për 11 vite ka qenë në pushtet dhe për këtë periudhë ka tubuar pasuri marramendëse që i ka të ruajtura nëpër bankat e vendit si depozitë.

Pasuria e tij është e ndarë në disa banka vendore, dhe shumica e pasurive e ka të regjistruar si pasuri personale.

Vetëm në dy raste ai pasurinë e ka regjistruar në emër të bashkëshortes, Borkica Gruevska. Edhe atë, si pasuri nga bashkëshortja Gruevski e ka paraqitur se kanë të depozituara në bankë: 7000 euro dhe 942 euro.

Gruevski posedon edhe me VISA Gold, dhe është një ndër personat e paktë në vend që kanë këtë kartelë. Në të njejtën kartelë ai ka edhe borxh prej 312.823 denarë apo 5086 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gruevski ka edhe 33 vepra arti që gjithësejt vlejnë 675.000 denarë apo 10.975 euro. Mënyrën se si ai i ka përfituar këto vepra arti nuk e ka potencuar në dokumentin zyrtar për paraqitje të pasurisë.

Më poshtë është tabela me pasurinë që ai e ka paraqitur në Drejtorinë për pengim të korrupsionit në Maqedoni.