Partia Socialiste pasditen e sotme pritet që të mbyllë fushatën elektorale në Tiranë, ku vetëm pak orë para zhvillimit të mitingut kryeministri Edi Rama ka dhënë dhe një mesazh të qartë politik.

Mitingu pritet që të zhvillohet rreth orës 20:00 në sheshin “Nënë Tereza”. 

“Sonte në 8 ta ngremë dallgënkuqezi të Tiranës me të gjithë fuqinë e energjisë pozitive të qytetit lider të shqiptarëve, për një bashkim të madh kuqezi, me një votë kuqezi, për nr.2 për Tiranën që duam Shqipërinë që duam Europën që duam”, shkruan Rama.