Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale (DMDHP) sot në kuadër të shënimit të 12-vjetorit të ekzistimit organizon tryezë të rrumbullakët për “Rolin e shoqërisë civile dhe vetëqeverisjes lokale në promovimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Në tryezë të rrumbullakët fjalim do të kenë drejtori i DMDHP-së, Goran Trajkovski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq dhe kryetarja e Forumit rinor arsimor, Dona Kosturanova.
Aktiviteti zbatohet përmes projektit “Mbështetje për qasje drejt së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale”, financuar nga ana e BE-së.