Skuadra e Milanit është më aktivja gjatë kësaj merkatoje në Serie A, ku tashmë ka zyrtarizuar katër futbollistë. Lojtarët e transferuar janë Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessi dhe Andre Silva, ndërsa janë në bisedime me Atalantën edhe për Andrea Conti.
Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ata e duan edhe sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeone, i cili është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.
Giovanni sezonin e kaluar me Genoan shënoi 13 gola në 36 ndeshje.