Disa përfaqësues të lartë ushtarak dhe të sigurisë të SHBA-së dhe Kinës filluan sot në Uashington bisedime lidhur me Korenë e Veriut, pas vdekjes së studentit 22-vjeçar Oto Vomrbir, i cili është lëshuar nga ky vend në gjendje kome dhe vdiq të hënën.

Nga ana amerikane në bisedime marrin pjesë sekretari i shtetit, Reks Tilerson dhe ministri i Mbrojtjes, Xhim Matis, derisa Kinën e përfaqësojnë ministri i Punëve të Jashtme, Jang Jieçi dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës Popullore të Kinës, gjeneral Fang Fengui.

Presidenti amerikan, Donald Tramp vlerësoi se Kina do ta përdor përparësinë ekonomike lidhur me qeverinë e liderit verikorean Kim Xhong-un, në momentin kur rritet brengosja për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore të Phenianit, e cila mund ta godasë territorin amerikan.

Global

Sipas ushtrueses së detyrës ndihmëses së sekretarit të shtetit të SHBA-së e obliguar për Azinë Lindore, Suzan Toronton, Uashingtoni dhe Pekini janë duke tentuar të ndërtojnë “impuls pozitiv” i cili është krijuar muajin e kaluar kur Trampi në Florida u takua me homologun kinez Si Xhinping.

T mobile In article [4]