Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Minsitri Dimitrov, siç informoi MPJ, në pritjen solemne dje në Pallatin Serbia me rastin e inaugurimit të Vuçiqit, i transmetoi urime në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të qëndrimit, Dimitrov mori pjesë edhe në takimin e sotëm të presidentëve të të dy shteteve, Ivanov dhe Vuçiq, ku, siç informojnë, u këmbyen mendime për gjendjet në raportet bilaterale mes Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe për ngjarjet aktuale në rajon dhe më gjerë.

Comments are closed.