Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) Nikolla Dimitrov sot në takimin me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë të fqinjsësisë dhe negociata për zgjerim të KE-së, Xhenoveva Luiz Kalavare e ka riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, përmes arritjes së rezultateve konkrete në reformat në sferat kyçe, të përfshira me Planin aksional për zbatimin e Proriteteve urgjente reformuese.

Siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, Dimitrov u falënderua për ndihmën e KE-së dhe komisarit Johanes Han për përkrahjen dhe ndihmën në zbatimin e reformave.

Drejtoresha Kalavera, thuhet në kumtesë, e ka theksuar përkrahjen e KE-së për agjendën reformuese të Qeverisë dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.